Ja cila është gjëja më e çmendur që Butrinti do të bënte për dashurinë

Nga ndarja e çmimit të madh në ditëlindjen e tij e deri tek jeta e tij personale, këngëtari Butrint Imeri flet si rrallëherë në një intervistë për “Andale”, me gazetaren Keisiana.

Ky shpërblim prej 100 mijë eurosh shkoi për çiftin Bleoni dhe Laurita pas një sfide të madhe në TikTok, ku publikut i kërkohej të postonte një video me një nga këngët e albumit të tij të ri “I pari” – dhe videoja që grumbulloi më shumë pëlqime u shpall fituese.

E gjithë kjo atmosferë festive dhe biseda tejet ekskluzive u zhvillua brenda ambientit të ngrohtë të shtëpisë së artistit, ku ai vendosi të zbulonte shumë të papritura nga jeta e tij.

Butrinti tregoi se ideja për këtë shpërblim të madh nuk lindi rastësisht.

Ai u shpreh se ideja e çmimit kishte qenë e përbashkët mes tij dhe stafit, duke shtuar se tashmë kishte ardhur koha për t’i dhuruar diçka publikut, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e madhe që i ka falur ndër vite.

Pas emocionit të ndarjes së çmimit, biseda kaloi në pyetjet më pikante të natës, ato rreth jetës private.

I pyetur se si e koncepton ai dashurinë e vërtetë, Butrinti dha një përgjigje mjaft të ndjerë, duke theksuar se sipas mendimit të tij, dashuria duhet të jetë shumë e pastër, ku partnerët vlerësojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin, si dhe arrijnë të kuptojnë botën e secilit.

Megjithatë, të jesh në qendër të vëmendjes ka edhe anët e saj negative.

Artisti pranoi hapur se fama shpesh kthehet në pengesë për të gjetur një lidhje të pastër.

Ai rrëfeu se profesioni i tij e dëmton disi dashurinë, pasi puna me njerëz, koncertet dhe orët e vona sjellin mjaft probleme.

Kur ra fjala tek ajo që kërkon te një vajzë, Butrinti theksoi se përtej “aurës” që duhet të rrezatojë, pika e tij e dobët janë sytë. Sipas tij, një gjë që ka shumë kuptim te një vajzë janë sytë, ose më saktë, aftësia për të folur me sy.

Gjatë intervistës, ai nuk ngurroi të reflektonte edhe për gabimet e së kaluarës.

Kur u pyet se çfarë ka bërë në dashuri që nuk do ta përsëriste më kurrë, përgjigja e tij erdhi e prerë, duke pranuar se ka humbur shumë kohë me një person të gabuar.

Gazetarja e ngacmoi menjëherë duke e pyetur nëse vërtet nuk kishte vlerë ajo kohë, dhe Butrinti u përgjigj me sinqeritet se kur një marrëdhënie merr fund, vërteton që thjesht nuk ka vlejtur.

Këto eksperienca duket se e kanë bërë më të matur.

Ai tregoi se nëse më përpara vendimet në marrëdhënie i merrte me zemër, tani udhëhiqet plotësisht nga logjika.

Për të, respekti dhe besimi janë shtyllat kryesore, ndërsa shtoi se falë një intuite shumë të fortë, arrin ta kuptojë tjetrin që në hapat e parë.

Një nga momentet më interesante erdhi kur Butrinti u pyet për çmendurinë më të madhe që do të bënte në emër të ndjenjës.

Ai deklaroi se për hir të dashurisë do të ishte i gatshëm të linte anash dhe të hiqte dorë nga diçka shumë e bukur që ai e pëlqen mjaft.

Kjo bëri që Keisiana ta pyeste drejtpërdrejt nëse do të hiqte dorë nga muzika.

Por këtu, artisti vendosi një vijë të kuqe, duke sqaruar se muzika nuk përfshihet në këtë mes dhe se nga ajo nuk do të hiqte dorë kurrë. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*