‘A po të pengon ankthi’, Sara i jep përgjigjen e prerë ndjekësit

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram përmes opsionit “Ask me a question”. Ndonëse qëllimi i saj fillestar ishte të fliste për një tematikë tjetër, vëmendjen e mori pyetja e një ndjekësi lidhur me përballjen me ankthin.

“A po të pengon ankthi në përditshmëri, a ta ka vjedhur rehatinë dhe qetësinë?”, ka qenë pyetja drejtuar Sarës, duke nisur nga disa deklarata të saj të mëparshme ku kishte përmendur këtë gjendje.

“Është shumë sporadik” – Sara sqaron ndjekësit

Sara nuk ka ngurruar t’i përgjigjet ndjekësit, duke kërkuar nga publiku që të mos i ekzagjerojnë gjërat çdo herë që ajo ndan diçka personale. Ajo ka sqaruar se ankthi nuk ia ka prishur aspak qetësinë apo rutinën e saj ditore, duke u shprehur me humor se kutia e pyetjeve në fakt ishte hapur për një tjetër arsye.

“Jo, dhe nuk e kuptoj përse kur tregoj diçka ju e kaloni në ekstrem përherë. Është shumë sporadik, nuk ma prish përditshmërinë. Nejse, pyetjet i hapa për dhëmbët”, ka shkruar ajo duke vendosur edhe disa emoji me të qeshur.

Në pritje të ëmbël për herë të dytë

Kujtojmë se Sara aktualisht është në një nga periudhat më të bukura të jetës së saj, pasi është në pritje të ëmbël. Vetëm pak ditë më parë, ajo dhe partneri i saj, këngëtari i njohur Bardhi, zbuluan gjininë e foshnjës që po vjen në jetë, e cila është sërish vajzë.

Çifti, të cilët u njohën dhe dashuruan brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, janë prindër të një vajze të quajtur Nea. Shumë shpejt, familja e tyre e bukur do të zgjerohet dhe ata do të bëhen prindër të dy vajzave.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*