Gjithçka gati! Dëgjojeni këngën e parë të Mateos

Mateo Borri duket se është gati të surprizojë publikun me një tjetër sfidë në karrierën e tij. Pas eksperiencës në ekran dhe vëmendjes që mori si finalist i BBVA, ai ka vendosur të provojë veten edhe në muzikë.

Së fundmi, Mateo ka ndarë me ndjekësit një fragment të shkurtër të projektit të tij të parë muzikor, duke konfirmuar se kënga tashmë është drejt publikimit.

Pas këtij debutimi qëndron Kelly, këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, i cili është angazhuar në realizimin e projektit dhe ka bashkëpunuar me Mateon në studio.

Në një postim në rrjetet sociale, Mateo ka ndarë një pjesë të këngës, ndërsa me humor i është drejtuar Kelly-t me pyetjen: “Kur do të dalë kënga mjeshtër?”.

Nga sa është bërë e ditur, publiku nuk do të presë gjatë. Premiera e projektit është paralajmëruar për këtë të premte në emisionin “Top Arena”, ku pritet të prezantohet për herë të parë kënga e plotë.

Lëvizja e re e Mateos ka ngjallur menjëherë interes te ndjekësit e tij, të cilët tashmë janë kuriozë të shohin se si do të pritet debutimi i tij në tregun muzikor.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*