Luiz Ejlli fotografohet me Robert Lewandowski-n

Këngëtari shqiptar Luiz Ejlli ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shihet së bashku me yllin e futbollit botëror Robert Lewandowski.

Në postimin e tij, Luiz ka shkruar me humor se “duhej edhe një calcetto për ta mbyllur mbrëmjen me Robert Lewandowski”, duke lënë të kuptohet për një atmosferë të relaksuar dhe miqësore mes tyre, shkruan Indeksonline.

Fotografia është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, ku fansat kanë komentuar me entuziazëm takimin mes dy figurave të njohura nga fusha të ndryshme, muzika dhe futbolli.

Postimi ka marrë vëmendje për tonin e tij të thjeshtë dhe humoristik, duke e kthyer në një moment viral në rrjet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*