Ola e “Ferma VIP” në dasmë me vjehrrën, shkëlqejnë të dyja teksa vallëzojnë

Ola dhe Adioni po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të eksperiencës në “Ferma VIP”, ku u njohën dhe krijuan raportin e tyre romantik.

Ditët e fundit, Ola ka qëndruar në Gjakovë pranë Adionit dhe familjes së tij. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka marrë pjesë edhe në një dasmë familjare.

Në pamjet e publikuara, Ola shihet duke vallëzuar dhe duke shijuar atmosferën festive së bashku me vjehrrën e saj.

Të dyja janë paraqitur elegante dhe në humor të mirë gjatë mbrëmjes.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*