A e keni ditur se Ledri Vula vuan nga kjo sëmundje?

Ledri Vula vazhdon të jetë njëri prej reperëve më të pëlqyer të momentit e njëherësh shumë i kërkuar në estradë.

I njëjti ndër vite ka realizuar projekte të suksesshme, gjersa është tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte muzikore, shkruan InfoKosova.

Në disa pamje të cilat po qarkullojnë në internet Ledri po vuan nga një sëmundje e quajtur, Vitiligo.

Sëmundja Vitiligo përfshin gjendjën në të cilën lëkura humbë melaninën, pigment i cili definon ngjyrën e lëkurës dhe të qimeve.

Vitiligo shpesh shoqërohet me disa sëmundje autoimune; më së shpeshti me sëmundjen e gjëndrave tiroide në 30% të rasteve, sëmundjen e sheqerit, aneminë pernicioze, lupus erythematosusin, sklerozën sistemore, etj.

Kjo sëmundja nuk dhemb, nuk shkakton kurrfarë vështirësie, pos që i sëmuri për shkak të saj mund të vuajë psikikisht, mund të tërhiqet në vetvete dhe t’i shmanget shoqërisë./InfoKosova/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*