“Askush nuk më ka dashur vërtet”, rrëfimi prekës i Big Mamës trondit fansat

Këngëtarja e njohur Big Mama ka bërë një nga rrëfimet më personale dhe emocionale të karrierës së saj, duke folur hapur për zhgënjimet në dashuri dhe përvojat që kanë lënë gjurmë në jetën e saj.

E ftuar në një intervistë televizive, artistja vendosi të ndajë me publikun disa prej ndjenjave që, sipas saj, i ka mbajtur për një kohë të gjatë brenda vetes.

Duke folur për jetën sentimentale, Big Mama u shpreh se sot, në moshën 40-vjeçare, e sheh ndryshe të kaluarën dhe marrëdhëniet që ka pasur ndër vite.

Ajo tregoi se pas humbjes së nënës së saj nisi të reflektojë më shumë për njerëzit që e kanë rrethuar dhe për raportet që ka ndërtuar gjatë jetës.

“Kam pasur gjithmonë lidhje të gabuara. Tani në moshën 40-vjeçare unë po kuptoj, duke e lidhur dhe me pjesën e humbjes së nënës, u ndala dhe pashë se kush më do dhe kush nuk më do”, tha ajo.

Artistja bëri edhe një deklaratë të fortë që ka prekur shumë ndjekës dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

“Big Mamën nuk e ka dashur asnjë njeri. Gjithmonë kanë dashur diçka tjetër nga unë. Kanë dashur ose të më shfrytëzojnë, ose ka pasur gjithmonë diçka me prapavijë apo interes”, u shpreh këngëtarja.

Rrëfimi i saj u prit me shumë komente mbështetëse nga fansat, të cilët vlerësuan sinqeritetin dhe guximin për të folur hapur për një temë kaq personale.

Pavarësisht sfidave dhe zhgënjimeve që ka përjetuar, Big Mama vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të skenës shqiptare, e njohur për energjinë, humorin dhe karakterin e saj të drejtpërdrejtë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*