Ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, Rike Roçi, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të konfirmojë publikisht lidhjen e saj të re të dashurisë. Përmes një postimi plot ironi dhe vërtetësi në rrjetet e saj sociale, Rike ka ndarë disa momente pranë partnerit të saj të ri, fytyrën e të cilit ka zgjedhur ende ta mbajë të fshehur, por duke mos lënë më vend për dyshime se zemra e saj është e zënë.
Në reagimin e saj të ashpër ndaj zërave që qarkullojnë, Rike ka zbuluar me ironi vendet e shumta që ka vizituar me të dashurin e saj, duke u treguar ndjekësve se dashuria e tyre ka shëtitur botën. “Bashkë në New York, Tokyo, Maldive, madje edhe dje në Vlorë që me paskeni parë ju, gojët e liga,” shkruan ajo, duke thumbuar të gjithë ata që mundohen të ndërtojnë skenarë të rremë rreth jetës së saj private.
Ajo çka ka rënë më shumë në sy në postimin e saj, është sqarimi i prerë lidhur me moshën e partnerit, duke iu përgjigjur kështu aludimeve të mundshme të “gojëve të liga”. Rike ka theksuar se mes tyre ka një harmoni të plotë dhe se janë moshatarë.
“Dhe, sa për informacion, që ta keni shpirtin të qetë dhe në paqe: ne kemi një moshë dhe ai është shumë, po shumë i mirë. Por nuk ju a tregoj se keni sy,” është shprehur ajo, duke treguar se përtej moshës së njëjtë, ka gjetur një njeri me vlerë të madhë.
Në mbyllje të postimit të saj, Rike Roçi nuk ka kursyer as një mesazh të fundit të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që përhapin negativitet në rrjet. Me një dozë të fortë vetëbesimi dhe duke i lënë pas krahëve thashethemet në rrjet, ajo ka mbyllur reagimin e saj duke thënë: “Tani plasni nga inati dhe kthehuni sërish te jeta juaj bosh dhe e trishtuar.” /Prive By Liberta Spahiu/


Leave a Reply