“Reagoni aq ashpër sa reaguat për mua” — Ola vjen me një reagim të fortë për Vlorën

Ngjarja e fundit në Zvërnec dhe Pishë Poro të Vlorës ka ngritur tensione të forta për shkak të projektit për ndërtimin e një resorti gjigant turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”.

Në këtë investim madhor ndërkombëtar përfshihen emra si Jared Kushner, Ivanka Trump, si dhe biznesmenët nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat, projekt i cili ka nxitur konflikte të ashpra pronësie dhe përplasje në terren me banorët lokalë.

Në mes të kësaj situate, ka ardhur edhe reagimi i ish-konkurrentes së “Ferma VIP 3”, Olës, në rrjetet sociale. Në postimin e saj në Instagram Story, ajo ka ndarë pamje nga zona dhe ka shkruar:

“Për këtë rast reagoni aq ashpër sa reaguat për mua…”

Përmes këtij mesazhi, Ola ka bërë një paralizim direkt me reagimin e madh publik dhe kryqëzimin që i u bë në rrjet pasi ajo përdori një term të papërshtatshëm gjatë një prej spektakleve “Prime” në “Ferma VIP 3”.

Me ironi, ajo kërkon që njerëzit të tregojnë të njëjtën rreptësi dhe revoltë edhe ndaj çështjeve me kaq rëndësi të madhe publike.

Ajo ka bërë edhe një postim tjetër ku tregon se ka realizuar më përpara një set fotografik pikërisht mbi shkëmbinjtë e Zvërnecit, duke risjellë në vëmendje bukurinë e kësaj zone

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*