Cllevio krejt ndryshe, shfaqet duke kënduar këngën e Eli Farës

Reperi i njohur shqiptar, Cllevio, ka habitur sërish ndjekësit e tij në rrjetet sociale, por këtë herë jo për deklaratat apo sherret e tij të bujshme.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit në platformën TikTok, ai është shfaqur në një dritë krejtësisht ndryshe dhe plotësisht jashtë kornizave të tij të zakonshme.

Reperi shihet duke kënduar live njërën prej këngëve më ikonike dhe nostalgjike të muzikës qytetare korçare, “Sonata” të divës Eli Fara.

Ajo që ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e publikut është prania e një vajze të panjohur që e shoqëron atë në video.

Dyshja shihet në sinkron të plotë duke interpretuar vargjet e njohura bashkë.

Ndonëse jemi mësuar ta dëgjojmë gjithmonë me rima të ashpra hip-hopi dhe një fjalor të rëndë të përditshmërisë së rrugës, ky interpretim me nota qytetare i Cllevios krah vajzës misterioze ka lënë të befasuar të gjithë ndjekësit.

Shumë prej tyre nuk e prisnin ta shihnin reperin në një format kaq të butë dhe ndryshe nga profili i tij kryengritës, duke bërë që kjo performancë e papritur të kthehet me shpejtësi në një nga videot më të komentuara të momentit.

@milka_me_oreo_

#cllevio #fypp #sonata

♬ original sound – 🕸

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*