‘Nuk flasin’! Çka po fsheh ‘treshi përsheshi’ Londrim-Elijona-Klodi, dalin detajet!

Shoqëria e famshme që njohim të gjithë nuk po kalon ditët e saj më të mira.

Prej kohësh po flitet për një ftohje mes Klodit, Londrimit dhe Elijonës, dhe ndonëse publikimi i projektit “Afterparty” të Londrimit solli disa komente e shpërndarje sa për të hedhur hi syve në rrjet, dyshimet nuk u shuan.

Epo, ku ka zë nuk është pa gjë. Nëse deri para nja dy javësh ata gjithsesi i ruanin takimet, tani ftohja ka kaluar në një tjetër nivel.

Burime për Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se aktualisht nuk ka fare komunikim mes tyre.

Mësohet se Londrimi është i hatërmbetur, sidomos me Klodin, dhe kaq ka mjaftuar për të ngrirë raportet. .

Megjithatë, ai po vazhdon me punën dhe pritet të publikojë klipet e radhës nga EP. Ndër to, njëri, siç është kuptuar në rrjete sociale do të sjellë Dolcen si protagoniste, në një video që premton të jetë sa sensuale aq edhe bombastike. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*