Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Shahini, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”. Këngëtari i njohur ka folur për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për raportet me ish-banorët si dhe për jetën tani pas daljes nga BBV.
Si është tani marrëdhënia jote me bashkëshorten? Si ka ndikuar eksperienca e “Big Brother” për ju të dy? A jeni afruar më shumë? A u takuat me shumë pasion?
Marrëdhënien me gruan e kam shumë të mirë, sidomos në këto kohë është fantastike.
Pse sidomos në këto kohë?
Është më e dukshme sepse është bërë më publike. Duket sikur këta janë tani në një jetë tjetër, kështu ka qenë marrëdhënia jonë edhe përpara.
Po e shijon bashkëshortja gjithë këtë pjesën post “Big Brother” ngaqë është bërë më publike?
Me thënë të drejtën edhe po e shijon, nuk është se ishte mësuar me këtë lloj trysnie dhe vëmendje që ajo kishte më përpara. Është tip që i shijon gjërat.
Tani të beson ajo?
Ajo më ka besuar që kur jemi njohur.
Domethënë presionin e famës?
E ka besuar që në fillim, por duke qenë se unë kam qenë më i tërhequr, nuk kam qenë kaq shumë publik sa jam tani nga efekti i Big-ut. Tani e kupton edhe më saktë se ça do të thotë të kesh vëmendje dhe presion e trysni në të njëjtin moment.
Kur do të ikësh në Gjermani Miri?
Do iki sa më shpejt të më jepet mundësia sepse kam edhe një lajm të mirë nga Gjermania. më është aprovuar pasaporta gjermane. Mund t’a merrja dhe më para po ka patur një arsye që nuk aplikoja pasi do dorëzoja pasaportën shqiptare. Por nuk e dorëzoj kurrë. Tani është mundësia me i mbajtur të dyja.

Leave a Reply