Këngëtarja e njohur Gili ka ndarë sot një gëzim familjar me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Mbesa e saj, Alesia, feston ditëlindjen e parë, dhe ky moment nuk ka kaluar pa u shënuar me një urim publik nga ana e artistes.
Në profilin e saj në Instagram, Gili ka publikuar një fotografi të vogëlushes, e cila shihet e veshur me një fustan të bardhë dhe me një fjongo rozë. “Sot ditëlindja e parë e mbesës sime Alesia,” ka shkruar ajo krahas imazhit.
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe miqve të saj. Ndër personat e parë që kanë uruar në hapësirën e komenteve kanë qenë edhe emra të njohur të estradës, si Remzie Osmani e Vjollca Haxhiu, të cilat i kanë dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë vogëlushes.
Urime edhe nga ne! /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply