“Më dhemb shpirti”, Efi përlotet publikisht dhe shpërthen keq: Po shkatërrojmë shtëpinë tonë!

Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, ka prekur ndjekësit e saj në Instagram me një reagim tejet emocional të ndarë në InstaStory.

Përmes një fotoje ku shihet me lot në sy, Efi ka shprehur një revoltë dhe trishtim të madh lidhur me situatën mjedisore në Shqipëri, duke u ndalur specifikisht te zona e mbrojtur Vjosa-Nartë.

Efi ka shkruar një tekst të gjatë ku tregon se lajmet e fundit e kanë tronditur pa masë.

Ajo u shpreh se mundohet ta përdorë sa më pak telefonin dhe ishte krejtësisht e painformuar për atë që po ndodh me Vjosë Nartën, por kur e mori vesh, u prek pa fund pasi i dhemb shpirti kur sheh sesi njeriu, me duart e veta, po shkatërron shtëpinë e tij.

Ajo vazhdoi duke e cilësuar situatën si një dëm të madh jo vetëm për vendin, por për gjithë planetin, duke pyetur se si mund të mos kuptojmë që pa oksigjen nuk marrim dot frymë, pa tokë nuk ka ushqim dhe se e vetmja arsye pse ekzistojmë është natyra.

Në fund, ajo lëshoi edhe një kritikë të ashpër duke thënë se duhet të ndryshojmë emërtimin tonë nga njerëz në kafshë, ndonëse me këtë u bën padrejtësi kafshëve pasi ato jetojnë në ekuilibër me habitatin e tyre, ndërsa ne po shkatërrojmë Tokën dhe njëri-tjetrin, duke përfunduar se ne kemi nevojë për natyrën dhe jo ajo për ne.

Ky reagim i përlotur i Efit vjen si pasojë e diskutimeve të shumta dhe shqetësimeve të ngritura nga aktivistët e mjedisit dhe organizatat ndërkombëtare lidhur me Lagunën e Vjosa-Nartës.

Kjo zonë është një nga ekosistemet më të rëndësishme dhe më të mbrojtura në Shqipëri, e njohur si strehë për qindra lloje shpendësh shtegtarë, përfshirë flamingot dhe pelikanët.

Arsyeja e revoltës dhe e “shkatërrimit” të cilës i referohet Efi ka të bëjë me ndërtimet dhe ndërhyrjet infrastrukturore në këtë zonë, siç është projekti i Aeroportit të Vlorës dhe planet e tjera të zhvillimit urban, të cilat sipas ekspertëve po dëmtojnë rëndë habitatin natyror duke sjellë pasoja të pakthyeshme për mjedisin dhe biodiversitetin. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*