Jozi del në përkrahje të kësaj partie politike në Kosovë

Ish-banori i BBVA 4, Jozefin Marku, ka bërë publike preferencën e tij politike për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai është shfaqur hapur në mbështetje të partisë AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), duke u bërë thirrje ndjekësve të tij që të votojnë këtë forcë politike.

Në imazhin e ndarë me ndjekësit, Jozi shihet krah një kandidati , ku ka shkruar: “10 ditë, Kosova voton”.

Ai ka shoqëruar postimin me mesazhin “Voto të ardhmen e vendit”, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje me datë 7 qershor.

Me sllogane si “Një gjak, një komb, një atdhe”, Jozi ka treguar se edhe pse ai nuk mund të votojë, në Kosovë mbështet hapur AAK-në.

Kjo mbështetje vjen në një moment kyç të fushatës, ku figura të njohura publike po shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të orientuar votën e të rinjve në Kosovë. /Prive By Liberta Spahiu/

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*