Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova 2”, Santiana Maloku, feston sot ditëlindjen e saj.
E konsideruar gjerësisht si një prej konkurrenteve me karakterin më të fortë dhe njëkohësisht ndër më seksi të të gjitha edicioneve, ajo ka marrë vëmendjen e plotë të ndjekësve në rrjetet sociale në këtë ditë të veçantë.
Bukuroshja nga Gjakova mbush sot plot 32 vite jetë.
Santi arriti të linte gjurmë në formatin televiziv falë lojës së saj të guximshme, qëndrimeve të prera dhe sharmit që nuk kaloi pa u vënë re, duke u kthyer në një nga personazhet më të komentuar të atij edicioni.
Me rastin e këtij përvjetori, ajo ka ndarë me ndjekësit imazhe dhe momente të veçanta në profilin e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë, familjarët dhe ish-kolegët e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Shumë urime edhe nga ne! /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply