Mateo dhe Brikena janë martuar në fshehtësi?

Prania e Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit si të ftuar specialë në emisionin “She’s on Top” ka nxitur diskutime në rrjetet sociale.

Vëmendjen e ndjekësve e kanë marrë dy unaza me diamant që Brikena mbante në dorë, gjë që solli dyshime për një martesë të mundshme sekrete të çiftit.

Gjatë spektaklit, moderatorja Sara Gjordeni i ka pyetur drejtpërdrejt nëse kanë kurorëzuar lidhjen e tyre larg vëmendjes mediatike.

Mateo Borri ka sqaruar menjëherë situatën, duke hedhur poshtë zërat për martesë. Ai ka treguar se vetëm njëra prej unazave është dhuratë nga ai, ndërsa tjetra është një dhuratë familjare që Brikena e kishte që më parë.

Nga ana tjetër, Brikena Selmani e ka kaluar situatën me humor dhe ironi, duke i premtuar moderatores se nuk do t’i mbajnë gjërat të fshehura.

“Ti dhe Bardhi do të jeni patjetër të ftuar në dasmën tonë”, iu përgjigj Brikena Sarës, duke lënë të kuptohet se një ceremoni zyrtare ende nuk ka ndodhur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*