Atmosfera brenda shtëpisë së “Ferma VIP” ka arritur një pikë kritike gjatë orëve të vona të natës, ku një diskutim mes banorëve ka degraduar në një përplasje të ashpër verbale.
Protagonist i këtij momenti të tensionuar ka qenë Zhaku, e cila ka humbur tërësisht qetësinë, duke shpërthyer me një fjalor mjaft banal dhe ofendues në prani të të gjithëve.
Teksa banorët ishin të ulur së bashku në oborr, Zhaku ka filluar të ngrinte tonet, duke shprehur pakënaqësinë e saj për qëndrimin brenda fermës dhe duke kujtuar sakrificat që ka bërë për t’u bërë pjesë e formatit. “Lash momentet e mia për të ardhur të rrija këtu me ju”, ka thënë ajo me nervozizëm.
Megjithatë, situata ka marrë një rrjedhë akoma më të rëndë kur Zhaku ka kthyer shënjestrën e saj nga Moza. Pa u përmbajtur dhe duke injoruar plotësisht praninë e kamerave, ajo i është drejtuar asaj me epitete fyese dhe me një gjuhë që ka shokuar publikuj: “Ke orën e orale, hajde bëj pak o*gji këtu me neve!”
Mbetet për t’u parë nëse ky shpërthim dhe përdorimi i kësaj gjuhe kaq banale do të sjellë një masë penalizuese apo përjashtim direkt nga ana e produksionit gjatë spektaklit të radhës.

Leave a Reply