Zbulohet vendi dhe koha! Ja kur martohen Bora dhe Donaldi

Flitet shumë, shkruhet prej kohësh në çdo portal, por me sa duket më në fund po ndodh ajo që publiku po pritste. Fjala është për dasmën e shumëpërfolur të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.

Burimet për “Prive” pranë çiftit konfirmojnë se dyshja ka piketuar pikërisht muajin korrik për të kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni që pritet të jetë një nga ngjarjet e vitit në showbiz.

Ndonëse Bora shpesh ka tentuar t’i zbehë zërat duke i quajtur thashetheme verore, Donaldi i ka dhënë vulën këtij lajmi gjatë një interviste mjaft të sinqertë përballë vëllait të tij, Romeos.

Në emisionin “Më lër të flas”, ai pranoi hapur se planet për dasmën dhe zgjerimin e familjes kanë nisur zyrtarisht për këtë verë.

Donaldi zbuloi se janë në fazë diskutimesh të detajeve, duke qeshur edhe me faktin se si po i ndajnë mendimet e kundërta për numrin e të ftuarve.

Ceremonia pritet të mbahet në jug të Shqipërisë, buzë detit, duke mbledhur miqtë më të mirë të çiftit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*