I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, ka folur për ish-banorët më t komentuar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ai ndau më shumë detaje rreth eksperiences së tij brenda shtëpisë së BBV 5, marredhënieve me banorët dhe mënyrës se si publiku ndikoi në rrugetimin e tij deri në finale.
Gjate bisedes, Miri foli edhe per jeten pas daljes nga programi, ndryshimet që ka përjetuar në perditshmëri dhe vemendjen e madhe që ka marrë nga publiku.
Ai tregoi se periudha pas Big Brother VIP Albania ka qenë intensive, mes projekteve të reja, rikthimit në muzike dhe përshtatjes me një realitet krejt ndryshe nga ai që la para hyrjes në shtëpi.
Miri u pyet nëse ka takuar ndonjë nga ish banorët e BBVIP, përfshirë edhe Selin.
”A e ke takuar ndonjëherë Selin pas Big-ut, apo urreheni?”– e pyeti Salsano
“Jo, asnjëherë. Nuk di gjë. Ku urrej unë?! Unë jam njerëzor, jam babaxhan. Ja Elona më njeh”- u përgjigj Miri.
I pyetur ‘nëse Selin dhe Miri do te ishin të ftuar të dy në emision, a do të vinte ai?’, ish-banori u përgjigj:
“S’e kam problem. Unë të thashë. S’e kam problem asnjë gjë. Çdo gjë që ka ndodhur në Big, e kam mbyllur dhe e kam lene atje, por kontaktet jashtë Big-ut patjetër që i kam me miqtë e mi“.
Po marrëdhënia e tij me Rogertin, si vazhdon jashtë shtëpisë?
“Nuk është se vazhdoj shoqërinë, por kur jemi hasur në rrugë jemi takuar“, tha këngetari i njohur.

Leave a Reply