E ftuar së fundmi në një intervistë për emisionin “Andale”, politikanja dhe opinionistja Monika Kryemadhi ka folur pa doreza për eksperiencën e saj të fundit në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”.
Duke qenë se sapo ka përfunduar ky sezon ku ajo mbante rolin e analistes së ngjarjeve, Kryemadhi nuk u ka shpëtuar pyetjeve pikante mbi marrëdhëniet që u krijuan brenda shtëpisë.
Një nga pyetjet më ngacmuese që iu drejtua ishte: “Cili cift do te ndahet i pari?”. Pa ngurruar fare, ajo ka dhënë një emër konkret, duke shprehur dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e romancës mes dy prej ish-banorëve.
Sipas Monikës, çifti që nuk do t’i rezistojë kohës jashtë kamerave është Mateo dhe Brikena. Ajo zbuloi se kishte pasur rezerva për këtë raport që gjatë kohës së transmetimit, duke thënë saktësisht:
“Mateo me Brikenen. Unë kam qenë skeptike për lidhjen e tyre, nuk e kam besuar qe Mateo e donte Brikenën. Mendoj që Mateo e kërkoi si një aksesor në lojë. Brikena qëndroi por pastaj kam përshtypjen që filloi të ndjente, më shumë se Mateo, dhe pasi mbaroi Big-u filloi të kuptonte pastaj se çfarë ishte vërtetë”

Leave a Reply