Surprizë! Gjesti rikthehet në Top-Channel, mund ta ndiqni në këtë emision

Pas situatave të fundit mjaft të përfolura në skenë dhe në rrjetet sociale, këngëtari Gjesti ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të bëjë një rikthim të fuqishëm televiziv.

Këtë herë, destinacioni i tij është ekrani i Top Channel, ku ai do të jetë i ftuari special i javës.

Përmes një njoftimi zyrtar në llogarinë e programit “Goca dhe Gra” në Instagram, është zbuluar se artisti do të ulet përballë moderatoreve këtë të premte.

Në imazhet e publikuara, ai shfaqet me stilin e tij unik mjaft ekstravagant, i gatshëm për t’u përgjigjur pa doreza.

Ndonëse nuk janë zbuluar temat specifike, ky rikthim po pritet me interes të madh nga ndjekësit, pasi vjen në një moment kur emri i tij ka qenë mjaft i lakuar në kronikat rozë për performancat e tij të fundit.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga faqja e programit me shënimin: “Gjesti rikthehet FUQISHËM! Të premten, në @gocadhegra”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*