Ish-protagonistja e reality show-t “Big Brother VIP Albania”, Greta Kazazi, ka shkaktuar jo pak dyshime me lëvizjen e saj më të fundit në rrjetet sociale.
Përmes një imazhi të ndarë në profilin e saj në Instagram, ku shfaqej e buzëqeshur në krahët e partnerit të saj, Onno, sytë e të gjithëve u fokusuan te një detaj specifik: forma e theksuar e barkut.
Kjo pamje mjaftoi që ndjekësit të bindeshin se çifti ishte në pritje të ëmbël. Shpejtësia e përhapjes së fotografisë u shoqërua me një lumë urimesh dhe pyetjesh kureshtare nga fansat, ndonëse audienca e saj e rregullt u habit, pasi aktiviteti i saj i përditshëm virtual nuk kishte dhënë asnjë indicie të mëparshme.
Përballë këtij fluksi aludimesh, vetë Greta zgjodhi të thyejë heshtjen për të sqaruar se si qëndronte e vërteta. Me nota humori, ajo theksoi se imazhi nuk reflektonte realitetin, por ishte thjesht produkt i magjisë së editimit digjital.
Ajo e shoqëroi zbulimin e këtij rrengu virtual me deklaratën:
“9 muaj? Jo 9 sekonda photoshop. Ah sikur të ishte edhe në jetë kështu!”


Leave a Reply