Pas një rrugëtimi mjaft të ndjekur në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania, Mali ka vendosur t’i rikthehet dashurisë së tij të vjetër, muzikës. Artisti sapo ka lançuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “ME KCY”. Ashtu siç e kemi parë shpesh nga ai, ky projekt mban vulën e tij personale.
Kënga dhe videoklipi janë realizuar nga vetë Mali, duke treguar dëshirën e tij për të patur kontroll të plotë mbi produksionet që sjell para publikut. Me një estetikë vizuale bardhezi dhe një stil të veçantë “cowboy”, ai vjen me një energji tjetër, të shkëputur plotësisht nga debatet e reality show-t, duke tërhequr interesin e ndjekësve që në orët e para të publikimit.
Megjithatë, teksa kënga po bën xhiron e saj në rrjet, vëmendja nuk është ndalur vetëm te tingujt apo stili i kuruar i “ME KCY”. Në seksionin e komenteve në YouTube dhe në platformat e tjera, një pjesë e mirë e publikut ka nisur të shprehë një dëshirë të qartë.
Të nxitur nga ky rikthim pas BBV5, fansat po i kërkojnë Malit që të provojë sërish skenën e Festivalit të Këngës. Shumë prej tyre mendojnë se stili i tij dhe origjinaliteti që e karakterizon, janë fiks ajo që na duhet për një përfaqësim dinjitoz në Eurovision.
A do t’i marrë parasysh Mali këto komente për një rikthim në festival, duke kujtuar suksesin e mëparshëm me “Çmendur”? Hapi i tij i radhës nuk dihet ende, por tani për tani ai ka sjellë një ritëm fiks për të “kcy”. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply