Prania e Sara Hoxhës në programin e drejtuar nga vëllezërit Veshaj kaloi disi në plan të dytë kur në skenë u ngjit një e ftuar speciale.
Poem Blu, vajza e saj nga marrëdhënia me Ledri Vulën, u kthye në kryefjalën e mbrëmjes duke fituar simpatinë e të gjithëve me batutat e saj gjeniale.
Gjatë bashkëbisedimit, drejtuesit nuk ngurruan të luanin pak me të voglën duke i drejtuar pyetje ngacmuese. Kur Donaldi iu drejtua me fjalët: “Kush e do më shumë babin?”, ajo ia ktheu: “Unë dhe mami”, një detaj ky që shkriu të gjithë studion.
Situata vazhdoi kur Poem u pyet: “Po mamin kush e do më shumë?”. Me një gatishmëri të habitshme për moshën e saj, vajza u përgjigj: “Unë dhe babi”.
Një tjetër episod mjaft simpatik u shënua kur blogerja i kërkoi së bijës që ta njoftonte të atin rreth kësaj daljeje televizive. Por e vogla refuzoi duke iu përgjigjur së ëmës drejtpërdrejt: “Jo, duhet ti, sepse emisioni është i yti”.
Këto copëza televizive kanë pushtuar menjëherë hapësirën e internetit, duke u kthyer në një fenomen të vërtetë viral.
Komentuesit kanë vlerësuar shkathtësinë e vogëlushes, duke konfirmuar se protagonistja e vërtetë e kësaj interviste ishte pa asnjë dyshim vetë Poem Blu.

Leave a Reply