Nje incident eshtë raportuar në Qendrën e Mediave në Vjenë, gjatë festimeve për paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision.
Gazetari dhe moderatori Albertt Limani ka reaguar publikisht, duke treguar se një përfaqësuese e delegacionit të Serbisë ka tentuar të largojë flamurin e Kosovës nga ambientet ku ndodheshin gazetarë dhe pjesëtarë të delegacioneve.
Sipas Limanit, ngjarja ndodhi teksa ai dhe kolegë të tjerë po festonin performancën e Shqipërisë në Eurovision.
Ai shkruan se gruaja nga delegacioni serb iu afrua dhe kërkoi heqjen e flamurit të Kosovës, me arsyetimin se “ky flamur nuk lejohet këtu”.
Limani thekson se tentativa për ta prekur flamurin nuk u lejua dhe se përfaqësuesja serbe u tërhoq menjëherë.
“Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, shprehet ai në reagimin e publikuar n rrjetet sociale.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa mbështetës të shumtë kanë shprehur solidaritet me qëndrimin e Limanit dhe simbolikën e flamurit të Kosovës nё një event ndërkombëtar si Eurovision.
“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet ketu. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht.”

Leave a Reply