Mesa duket se Brikena dhe Mateo jo vetëm që nuk janë ndarë, por po i japin fund zërave në mënyrën e tyre.
Pas ditësh aludimesh në rrjet për një krizë mes çiftit të krijuar në “Big Brother VIP Albania”, dyshja ka vendosur të reagojë me detaje që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat.
Fillimisht ishte Brikena ajo që tërhoqi vëmendjen, pasi ndryshoi fotografinë e profilit në Instagram duke vendosur një imazh romantik me Mateon, të realizuar me Inteligjencë Artificiale.

Një veprim që u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një mesazh i qartë se lidhja e tyre vazhdon.
Por surpriza nuk mbaroi aty. Edhe Mateo ka bërë një tjetër lëvizje që ka ndezur rrjetin.
Ai publikoi në InstaStory një screenshot nga një telefonatë me Brikenën, ku shfaqet fotografia e saj në ekran dhe mbishkrimi i ndjerë: “Më mungon @itsbriki”.

Postimi romantik erdhi pikërisht në kohën kur fansat po komentonin mungesën e daljeve të tyre publike, duke aluduar për një ndarje.
Në fakt, arsyeja e distancës duket se lidhet me udhëtimin e Brikenës drejt Italisë për të kaluar kohë me familjen e saj.

Leave a Reply