Drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani është ndaluar dje nga Policia për 48 orë.
Rasti është diskutuar sot në emisionin “Ora 7”, ku gazetari Agon Rexhepi ka sqaruar se ndalimi i tij nuk lidhet me pretendimet apo përplasjet që janë aluduar në disa media me këngëtarin Gjesti.
Sipas Rexhepit, Shabani po hetohet për veprën penale “ngacmim”, dhe jo për çështje të tjera që janë përfolur në publik.
“Këtë herë arrestimi nuk ka të bëjë me Gjestin, ai është arrestuar për ngacmim, sipas aktakuzës që e kam lexuar”, tha ai.
Njëherësh, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila bëri të ditur se ndalimi është kryer me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për veprën penale “Ngacmim”.

Leave a Reply