Lindi vajzën në ditëlindjen e vjehrrës, Aida me fjalë të rralla për nënën e Naserit

Këngëtarja Aida Doçi ka ndarë sot me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente mjaft emocionuese nga festa e dyfishtë në familjen e saj. Në këtë ditë të veçantë, vajza e saj e vogël, Mjaltë, feston ditëlindjen e parë, duke mbushur shtëpinë me gëzim në këtë përvjetor jubilar.

Përmes një fotografie mjaft të ëmbël krah të voglës së saj, Aida ka zgjedhur fjalët më prekëse për ta uruar. “Sot i mbushe 1 vit e vogla ime, Mjalta ime e ëmbël. Ti dhe motra jote jeni dhurata më e bukur që kam në këtë botë. Dy vajzat e mia, dy copat e zemrës sime,” ka shkruar këngëtarja, duke i dëshiruar engjëllit të saj rritje të lumtur dhe shëndet të plotë.

Përveç ditëlindjes së vajzës, Aida ka zbuluar edhe një detaj mjaft interesant dhe domethënës. Sot feston ditëlindjen edhe vjehrra e saj. Këngëtarja ka treguar se një vit më parë kishte bërë një zgjedhje të veçantë: që vajza e saj të vinte në jetë pikërisht në ditën e lindjes së vjehrrës, si një dhuratë e përjetshme për të.

Në urimin dedikuar nënës së bashkëshortit, Naserit, Aida u shpreh: “Para një viti zgjodha që lindjen e Mjaltës ta bëja pikërisht në ditëlindjen tënde, që të të dhuroja dhuratën më të bukur që mund të ekzistojë. Gëzuar ditëlindjen vjehrra ime, me shëndet, lumturi dhe bekime pafund.”

Ky gjest i këngëtares tregon qartë raportin e shkëlqyer dhe dashurinë që mbretëron në familjen e tyre.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*