Një nga takimet më të komentuara të ditëve të fundit në rrjetet sociale ka qenë ai mes dy ish-banoreve shumë të dashura të “Big Brother VIP”, Brikenës nga edicioni i pestë dhe Kiara Titos nga edicioni i dytë.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Brikena ka ndarë me ndjekësit atë që ajo e quan “foton e shumëpritur” krah moderatores.
Në imazh, të dyja vajzat shfaqen mjaft elegante, me Kiarën të veshur me një fustan të bardhë dhe Brikenën me një fustan të zi klasik, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë mbishkrimi domethënës.
“BBV2 & BBV5. Same story, different person (E njëjta histori, persona të ndryshëm) 🫶❤️. Fotoja e shumë pritur! @kiaratito 👑❤️” – ka shkruar Brikena bashkëngjitur fotos.


Leave a Reply