Pas tensioneve dhe përplasjeve gjatë eksperiencës në shtëpinë e Big Brother VIP, duket se Rogerti dhe Miri kanë vendosur të hedhin gjithçka pas krahëve. Dy ish-banorët janë parë mbrëmjen e kaluar në festën pas finales, ku kanë pasur një takim të ngrohtë dhe mjaft miqësor.
Siç shihet edhe në pamje, ata janë përqafuar dhe kanë shkëmbyer buzëqeshje, duke treguar se konfliktet e së kaluarës tashmë i përkasin së shkuarës. Ky moment ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë reaguar pozitivisht në rrjete sociale.
Duket se pas përfundimit të spektaklit, marrëdhëniet mes ish-banorëve po marrin një drejtim më të qetë dhe më miqësor.

Leave a Reply