Dalja nga shtëpia e Big Brother VIP Albania nuk ka qenë aspak e qetë për Brikenën.
Pas publikimit të disa pamjeve nga Tv Klan gjatë kohës që ajo ishte ende në garë, ku shfaqej duke kryer ndërhyrje estetike, ish-banorja ka vendosur të thyejë heshtjen.
Përmes një reagimi të gjatë në Instastory, ajo ka shprehur zhgënjim të thellë për situatat e ndodhura jashtë shtëpisë, duke akuzuar edhe persona të afërt për sjellje të padrejta.
“Gjatë periudhës që kam qenë brenda në Big Brother, jashtë kam përjetuar shumë padrejtësi. Ka pasur njerëz që janë përpjekur të njollosin imazhin tim, madje disa prej tyre kanë qenë persona të cilëve u kam dhënë me ngrënë nga duart e mia. Janë publikuar shumë gjëra që unë as nuk kam pasur forcën t’i shoh, për hir të shëndetit tim mendor”, shkruan ajo.
Megjithëse është këshilluar të ndjekë rrugë ligjore, Brikena shprehet se ka zgjedhur një tjetër qasje:
“Shumë më kanë këshilluar të ndjek rrugën ligjore dhe t’i çoj disa njerëz në gjyq, por unë zgjedh të besoj diçka tjetër. Besoj fort që Zoti ekziston. Dhe Zoti nuk është një ‘mace që të gërvish menjëherë’, por në kohën e duhur i jep secilit atë që meriton.”
Në fund të mesazhit, ajo falënderon mbështetësit për përkrahjen dhe bën thirrje që aludimet dhe thashethemet ndaj saj të marrin fund, duke kërkuar respekt dhe të vërtetë.


Leave a Reply