Brikena ka reaguar për herë të parë publikisht pas gjithë situatave të krijuara gjatë dhe pas qëndrimit të saj në Big Brother.
Në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ajo shprehet se gjatë kohës që ka qenë brenda shtëpisë, jashtë saj janë bërë shumë padrejtësi dhe tentativa për të dëmtuar imazhin e saj. Sipas Brikenës, disa nga këto veprime kanë ardhur edhe nga persona që ajo i ka besuar dhe i ka ndihmuar.
Ajo thekson se janë publikuar shumë gjëra që nuk i ka parë as vetë, duke zgjedhur të ruajë shëndetin e saj mendor dhe të mos përfshihet në gjithçka që është thënë.

Megjithëse shumë persona i kanë sugjeruar të ndjekë rrugën ligjore, Brikena shprehet se ka zgjedhur të besojë te drejtësia hyjnore, duke theksuar se çdo gjë vjen në kohën e duhur.
Në fund të reagimit, ajo falënderon të gjithë mbështetësit për forcën që i kanë dhënë në momentet e vështira dhe bën thirrje për më shumë respekt dhe ndalim të thashethemeve.
“Do të vazhdoj të jem vetvetja, pa u ndikuar nga gënjeshtrat,” përfundon ajo mesazhin e saj.

Leave a Reply