Polemikat pas finales së “Big Brother VIP Albania 5” nuk kanë të ndalur, dhe këtë herë goditja vjen drejtpërdrejt nga i rendituri në vendin e tretë, Mateo.
Ndonëse u përpoq të ruante diplomacinë gjatë spektaklit, jashtë shtëpisë zhgënjimi i tij duket se ka shpërthyer.
Së fundmi, ai ka shpërndarë në Instastory një status ku akuzon hapur televizionin për manipulim votash dhe thekson se fitorja e Selinës ka qenë e paracaktuar.
Mbi një foto të tijën të shkëputur nga finalja, ai shkruan: “Kur ‘drejtësia’ në televizione bëhet sipas interesave dhe jo sipas meritës, atëherë çdo votë e publikut humbet vlerën. Publiku mbështet, voton, investon emocion – por në fund rezultati del i paracaktuar.”

Vetëm pak minuta pas publikimit, Mateo e ka fshirë këtë postim nga profili i tij.

Leave a Reply