Shqipja ndryshon finalistët: “Kam thënë Rogerti por fusim Brikenën në finale”

Shqipe Hysenaj, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka komentuar debatet e forta të mbrëmjes, duke bërë një kthesë të papritur në parashikimet e saj për finalen e madhe dhe duke mos kursyer kritikat për djemtë e shtëpisë.

Kritika të ashpra për Rogertin dhe Mirin

Shqipja ka shënjestruar drejtpërdrejt Rogertin, duke u shprehur e indinjuar nga gjuha e përdorur prej tij gjatë spektaklit. Ajo ka ngritur dyshime nëse ai e ka ofenduar Selin duke e quajtur “plerë”, ndërsa me ironi shton: “Nëse Selin i quan burra, unë do t’i quaja bubuzhela.” Përveç Rogertit, Shqipja ka shprehur zhgënjim të thellë edhe për Mirin, një banor që më parë e kishte mbështetur. “Kam thënë Miri, por siç duket njeriu e nxjerr fytyrën në fund fare,” shkruan ajo, duke theksuar se situatat e fundit i kanë zbuluar karakterin e vërtetë sipas saj.

Ndryshimi i skemës për finalen

Dinamikat e fundit dhe debatet e ashpra duket se i kanë ndryshuar tërësisht perceptimin Shqipes për lojtarët pretendentë. Sipas saj, fitorja e edicionit tashmë diskutohet vetëm mes dy emrave: Selin dhe Mateos.

Sa i përket formacionit të finales, ajo ka vendosur të “skualifikojë” të preferuarit e saj të mëparshëm, duke propozuar një emër të ri për të prekur fazën e fundit të lojës.

“Kam thënë Rogjerti në finale, por është ndërruar situata. Fusim Brikin në Finale,” përfundon postimi i saj, duke zyrtarizuar mbështetjen e saj të re në këtë pikë kritike të garës. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*