“Po ku të lë Kiara ty o burr”! Komenti i Stenaldos për Luizin, reagon këngëtari

Publikimi i projektit të ri muzikor nga Luiz Ejlli nuk ka kaluar pa vëmendjen e miqve të tij, të cilët nuk kanë ngurruar ta ngacmojnë publikisht për tekstin e këngës.

Ka qenë pikërisht Stenaldo Mëhilli ai që ka lënë një koment në llogarinë e këngëtarit në Instagram.

Duke u ndalur te një nga vargjet e këngës ku Luizi shprehet për një ndarje, Stenaldo ka ironizuar me humor faktin që një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë në jetën reale të artistit (duke nënkuptuar lidhjen e tij të fortë me Kiarën).

Në komentin e tij, ai shkruan saktësisht: “‘Ajo iku dhe më la’ thotë. Po kush të lë ty o burrë! E mrekullueshme vëlla… well done!”.

Natyrisht, nuk ka munguar as reagimi i Luizit, i cili i është përgjigjur mikut të tij në të njëjtën frymë, duke u munduar ta “sqarojë” situatën me sportivitet.

“Shiko… e kam thënë në mënyrë metaforike. Kështu që shikoje edhe një herë me më vëmendje”, ka replikuar këngëtari.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*