Përse dështoi mbrëmë hyrja e Feros në Ferma VIP?

Mbrëmë nisi zyrtarisht edicioni i tretë i Ferma VIP, format që shënoi edhe rikthimin e Arbana Osmanit në ekran.

Për herë të parë pas mbi 20 vitesh karrierë në Top Channel, moderatorja u shfaq nën një logo krejtësisht tjetër televizive, atë të Vizion Plus.

E prej disa javësh, një nga personazhet më të përfolur ishte pikërisht Fero. Bisedimet në Prishtinë u konfirmuan, ku vetë Arbana udhëtoi enkas për qëllime casting. U mor si një punë e kryer futja e tij në garë, megjithatë llogaritë ndryshuan rrugës.

Burime për Prive By Liberta Spahiu tregojnë që ai nuk ka arritur të merret vesh për pjesën financiare.

Ai dhe produksioni nuk janë dakorduar në momentet e fundit, duke sjellë kështu tërheqjen e tij nga ky projekt.

Ndërkohë, mes emrave që nisën aventurën mbrëmë janë Jonida Maliqi, Soni Malaj, sipërmarrësja Malbora Gurra, Romir Zalla, Akil Varfi, Mimoza Ahmeti, Sara Karaj, Blerina Bajko, Fabiola Elezaj dhe Indri Shiroka. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*