Brikena bëhet xheloze për Mateon: “Pse e kape Selinën nga dora?!”

Një debat i ri ka shpërthyer mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke risjellë në vëmendje një temë të trajtuar pak ditë më parë në spektakël.

Shkaku i kësaj përplasjeje ka qenë një veprim i Mateos, i cili është parë duke e kapur për dore Selinën, gjest që nuk është pritur aspak mirë nga Brikena.

Kujtojmë se gjatë “Prime-t” të kaluar, produksioni transmetoi një klip ku aludohej për një tërheqje të mundshme ose ndjenja të Mateos ndaj Selinës.

Të dy banorët e mohuan këtë, duke theksuar se raporti i tyre është thjesht miqësor. Edhe Brikena në atë moment u shpreh e bindur, duke deklaruar se nuk sheh asgjë më shumë se miqësi mes tyre.

Megjithatë, ky afrimitet i fundit fizik e ka shqetësuar atë. Gjatë debatit, siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, Brikena shpreh hapur pakënaqësinë e saj, duke e pyetur Mateon: “Pse e ke kap nga dora?”.

Ajo argumenton se me këto veprime ai po jep vetë shkas që situata të keqkuptohet nga jashtë dhe të rihapen sërish diskutimet për një raport të mundshëm mes tij dhe Selinës.

Nga ana tjetër, Mateo mbrohet duke e minimizuar gjestin dhe duke e quajtur atë thjesht miqësor dhe pa asnjë prapavijë: “E kapa nga krahu moj, se nuk iu hodha as në qafë as e përqafova.”

Pavarësisht këtij debati, theksojmë se vetëm pak ditë më parë u pa një afrimitet i madh mes Mateos dhe Brikenës, të cilët shkëmbyen edhe një puthje në buzë gjatë spektaklit, veprim që mori edhe miratimin publik të familjarëve të tyre jashtë shtëpisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*