Aspak ata që prisnim/ Zbulohet lista e konkurrentëve të Ferma VIP 3

Pak ditë para nisjes zyrtare këtë të premte, janë zbuluar detaje të rëndësishme rreth sezonit të tretë të reality show-t “Ferma VIP”.

Sipas informacioneve të publikuara nga emisioni “UËTËFË Show” në Andale Media, është zbardhur lista e personazheve që pritet t’i bashkohen formatit, si dhe emrat që do të drejtojnë dhe komentojnë spektaklin.

Lista përfshin një sërë figurash publike nga muzika, aktrimi dhe rrjetet sociale.

Ndër emrat më të njohur pritet të jenë këngëtaret Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, aktori Elvis Pupa dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti.

Pjesë e kastit aludohet të jenë edhe Sara Karaj, Romir Zalla, Vanesa Sono, Adi Pula, DJ Rafaela DJ, Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora Gurra, Kuba, Fabiola Elezaj, Xhesi Loci, Akil Vardi dhe Indri Shiroka.

Një nga zhvillimet më të bujshme të këtij sezoni është drejtimi i programit nga Arbana Osmani. Ky moment shënon rikthimin e saj në ekran përmes një logoje të re televizive, duke drejtuar një format që konkurron drejtpërdrejt me “Big Brother VIP”, spektaklin me të cilin ajo është identifikuar për shumë vite.

Karriget e opinionistëve këtë edicion do t’u besohen emrave të njohur të ekranit: Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*