Sot në shtëpinë e Big Brother VIP, gjatë sfidës së buxhetit për “mos-reagim”, situata ka dalë jashtë kontrollit.
Kur banorët duhej të qëndronin të ngrirë për të siguruar ushqimin e javës, provokimet e “Vëllait të Madh” kanë qenë më të fortë se rregullat.
Hyrja e papritur e Kristit brenda shtëpisë ka thyer heshtjen dhe “ngrirjen” e banorëve.
Brikena dhe Selin nuk kanë arritur t’i mbajnë dot emocionet, duke shpërthyer në lot gëzimi, veprim ky që mund t’i kushtojë shtrenjtë në buxhet.
Por, momenti që “ngriu” vërtet living-un ishte shfaqja e titujve të mediave në ekranin e madh.
Ndërkohë që sfida vazhdonte, banorët panë lajmet që po qarkullojnë pas daljes së Gimbos nga shtëpia.
Sipas raportimeve të mediave, pas urdhër-arrestit të Gjestit, çfarë ndodhi me Gimbon sapo u kthye në Kosovë? Ky informacion ka krijuar një mjegull të madhe dhe shqetësim te të gjithë banorët.
Juela ishte ajo që e pikasi e para lajmin në ekran dhe thirri me nxitim Selinin për ta parë.
Por, ajo që habiti shikuesit ishte ftohtësia e Selinit: Ajo nuk reagoi fare! Pa shfaqur asnjë emocion për atë që po lexonte, Selin thjesht thirri Shëndritin që t’i qëndronte pranë, duke injoruar plotësisht lajmin duke e vazhduar sfidën deri në fund. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply