Çfarë ndodhi pas puthjes mes Mateos dhe Brikenës? Veprimet në dhomën e gjumit ngrenë pikëpyetje

Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit Prime, Mateo dhe Brikena shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë teksa ndodheshin në dhomën e rrëfimit.

Ky afrimitet u shoqërua nga brohorimat e publikut në studio që thërrisnin “Puthe”, duke dhënë fillimisht përshtypjen e një momenti të mirëpritur nga të dy banorët.

Megjithatë, sjellja e Brikenës pas daljes nga dhoma e rrëfimit ka ngritur pikëpyetje mbi dëshirën e saj të vërtetë në lidhje me këtë veprim. Ajo u pa mjaft e heshtur para kamerave, me kokën ulur dhe duke u përpjekur të mbante një buzëqeshje të sforcuar, duke mos nxjerrë asnjë fjalë.

Distanca mes tyre u bë edhe më e dukshme pas përfundimit të spektaklit. Teksa ishte e shtrirë në krevat për të fjetur, Brikena u mbulua plotësisht me jorgan nga koka te këmbët sapo pa Mateon të hynte në dhomën e gjumit.

Ky veprim u duk si një përpjekje e qartë për të shmangur çdo komunikim me të, duke i dhënë përshtypjen se ishte në gjumë.

Në momentin kur Mateo u afrua dhe e preku në sup, ndoshta me qëllimin për ta zgjuar, ajo reagoi me ftohtësi duke iu drejtuar saktësisht me fjalët: “Mateo, jam tu flejt.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*