‘Jam duke e marrë veten,’ Elijona tregon gjendjen që po kalon

Elijona ka ndarë një tjetër mesazh me ndjekësit e saj, duke folur sërish për periudhën e vështirë dhe të dhimbshme që po kalon. Pas humbjes tragjike të xhaxhait të saj, i cili mbeti i vrarë javën e kaluar në qytetin e Gjakovës, ajo gjen forcën për të komunikuar me publikun që e mbështet.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Elijona u shpreh thellësisht mirënjohëse për ngushëllimet e pafundme që vazhdon të marrë në këto ditë zie për familjen, duke treguar se po përpiqet të shërohet shpirtërisht.

“Hey zemrat e mia! Faleminderit pafund për çdo mesazh dhe ngushëllim që ma keni dërgu… i vlerësoj me gjithë shpirt. Për momentin jam duke e marrë veten, pak nga pak…”, shkruan Elijona në mesazhin e saj.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë që e ka tronditur atë dhe familjen, postimi i saj mban një frymë qëndrese. Ajo u ka premtuar mbështetësve se kjo periudhë e errët nuk do ta mposhtë, duke paralajmëruar se është duke u bërë gati për një rikthim.

“Shpresoj shumë që shumë shpejt me u kthy prapë tek ju, edhe ma e fortë se kurrë. Se ju e dini… Eli nuk dorëzohet. Ju dua pafund,” – përfundon ajo.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë xhaxhai i saj ndodhi javën e shkuar në Gjakovë. Megjithatë, dashuria dhe mbështetja e publikut duket se janë një shtyllë e rëndësishme për Elijona-n teksa kalon këtë sfidë jetësore. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*