Gjatë publicitetit të spektaklit “Prime” në “Big Brother VIP 5”, një situatë e tensionuar ka degraduar në kontakt fizik dhe ofendime mes Mateos dhe Rogertit.
Gjithçka ka nisur për një hapësirë në divanin e madh të shtëpisë, një detaj në dukje banal që ka nxjerrë në pah nervat e tendosura të banorëve.
Sipas pamjeve që po bëjnë xhiron e rrjetit, Mateo ulet fillimisht në divan dhe shtrin këmbën e tij përgjatë tij, me sa duket për të bllokuar qëllimisht vendin e Rogertit.
Kur ky i fundit afrohet dhe konstaton veprimin, zgjedh të mos tërhiqet: ai nuk mendohet dy herë dhe ulet me forcë drejtpërdrejt sipër këmbës së Mateos.
Ky veprim ka sjellë një reagim të menjëhershëm dhe mjaft të ashpër. Mateo, i nervozuar, ka nisur ta shtyjë Rogertin fizikisht me duar për ta larguar, duke shkëmbyer fjalor ofendues:
Mateo: Qysh hipen sipër këmbës time ti, o injorant! (teksa e shtyn me duar)
Rogerti: Mos shty me duar, kujdes. Lëviz!
Mateo: Copë mishi! (duke vazhduar ta shtyjë me duar)
Kjo përplasje tregon qartë ngarkesën e madhe dhe mungesën e tolerancës mes dy banorëve, të cilët nuk kanë ngurruar të kalojnë në shtyrje fizike.

Leave a Reply