E mbajti premtimin! Gimbo bën këtë veprim për Selinën pas daljes nga BBVA

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo po i qëndron besnik fjalëve dhe premtimeve të dhëna brenda shtëpisë.

Gjatë mbrëmjes së sotme, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-banori ka marrë vëmendjen me një veprim të drejtpërdrejtë dedikuar partneres së tij, Selinës.

Para se ai të eliminohej, Selina i kishte lënë një porosi specifike: të publikonte në rrjetet sociale një fotografi ku të shfaqej duke mbajtur një unazë.

Gimbo nuk ka hezituar t’ia plotësojë këtë kërkesë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, të shkrepur pikërisht nga karrigia e studios televizive, ai ka pozuar duke ngritur dorën për të treguar unazën.

Krahas imazhit, ai ka vendosur një mbishkrim të shkurtër dhe të qartë: “U tha U bë”.

Krahas këtij gjesti simbolik, Gimbo ndau edhe një tjetër detaj mjaft të rëndësishëm për ecurinë e raportit të tyre jashtë syrit të kamerave të formatit.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, ai zbuloi se marrëdhënia ka kaluar në një tjetër nivel, pasi tashmë ka realizuar një takim me familjen e Selinës.

Kujtojmë se gjatë kësaj interviste, ai e cilësoi lidhjen me Selinën si fitoren e tij të vërtetë, duke theksuar se pëlqimi kishte lindur ende pa u bërë pjesë e programit.

Ndërkohë, partnerja e tij vazhdon garën e saj brenda shtëpisë, e përfshirë në dinamika të forta dhe debate gjatë ditëve të fundit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*