Joz Marku ka festuar 30-vjetorin e lindjes përmes një organizimi që ka bërë bashkë rrethin e tij të afërt.
Pamjet nga festa, e cila është shoqëruar me një atmosferë të ndezur dhe spektakël fishekzjarresh, janë bërë të ditura për publikun përmes rrjeteve sociale.
Mes të pranishmëve që kanë ndarë momente nga kjo mbrëmje ishte edhe partnerja e tij, Xhoana Toshi.
Përmes llogarisë së saj në Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi krah Jozit, duke i bashkangjitur atyre edhe një dedikim personal për këtë ditë të shënuar.
Në mbishkrimin e saj kushtuar partnerit, Xhoana shkruan:
“Disa njerëz thjesht e bëjnë jetën më të bukur. Jam vërtet mirënjohëse për ty! Të uroj gjithë lumturinë që meriton @joz_marku!”





Leave a Reply