Lajmi i arrestimit të reperit të njohur Besart Kelmendi, i njohur gjerësisht si Gjesti, ka qenë padyshim kryefjala e mediave rozë dhe kronikës së zezë ditët e fundit.
Ngjarja e rëndë ku ish-banori i “Big Brother VIP Kosova & Albania” dyshohet se kërcënoi me armë zjarri pa leje menaxherin e tij në zyrat e kompanisë “Onima” (pas një konflikti të ashpër për prishjen e kontratës 70 me 30), ka shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike.
Por, në mes të gjithë këtij kaosi informacionesh dhe lajmesh të njëpasnjëshme, një foto ka filluar të bëjë xhiron e rrjetit me shpejtësi të frikshme.
Bëhet fjalë për një imazh ku Gjesti shfaqet me kokën ulur, teksa po i vihen prangat nga dy efektivë me uniformën e “Policisë së Kosovës”, shoqëruar me mbishkrimin e madh: “Arrestohet Gjesti – Video”.
A janë këto vërtet pamjet reale nga momenti i ndalimit të tij? E vërteta është krejtësisht ndryshe!

Fotoja në fjalë nuk është asgjë më shumë sesa një iluzion digjital i gjeneruar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale (AI).
Ky imazh është thjesht një “clickbait” i krijuar nga faqe të ndryshme për të tërhequr vëmendje dhe për të përfituar nga situata delikate e reperit.
Gjesti është ndaluar me të vërtetë nga autoritetet për incidentin në fjalë, por këto “pamje ekskluzive të arrestimit me pranga” janë 100% false!

Leave a Reply