Një prej përplasjeve më të ashpra dhe më personale të BBVA 5 sapo ndodhi!

Shtëpia e “Big Brother VIP 5” është tronditur ditën e sotme nga një prej përplasjeve më të ashpra dhe më personale të këtij edicioni

Një debat mes Stenaldos dhe Rogertit, i cili nisi rreth dinamikave të lojës dhe akuzave të vjetra, doli plotësisht jashtë kontrollit duke u kthyer në një arenë ofendimesh ku nuk u kursyen as nënat, as bashkëshortet dhe as fëmijët.

Gjithçka e pati zanafillën te debati i vazhdueshëm për Selinën dhe udhëtimet e saj. Stenaldo e vendosi Rogertin me shpatulla pas murit, duke e provokuar që të thoshte hapur dhe pa nënkuptime se çfarë mendon ai se bëjnë vajzat kur shkojnë në Dubai.

“Fjalën pse nuk e thua troç, o i pafytyrë? Ça bëjnë këto vajzat që shkojnë në Dubai?” – e sfidoi vazhdimisht Stenaldo.

Nga ana e tij, Rogerti refuzoi të përdorte një epitet specifik, duke u justifikuar se e ka thënë mendimin e tij në “Prime” dhe se vetë publiku jashtë ka brohoritur: “Jala Selin, ja Dubai”.

Por pika e vlimit u arrit kur Rogerti u përpoq të justifikonte një “analogji” që kishte bërë më parë, ku kishte përfshirë nënën e Stenaldos, si një formë hakmarrjeje sepse sipas tij, atij i kishin sharë gruan.

Kjo ndërhyrje e ka tërbuar keqazi Stenaldon, i cili nuk është përmbajtur në ofendime: “Kujt i vjen këtu palaço, o bastard… Të të vijë turp, rrite fëmijën tënd siç më ka rritur nëna ime mua.”

Situata ka shkuar në një ekstrem tjetër kur në mes u përfshi fëmija i Rogertit. Pasi ky i fundit iu kthye duke i thënë “Ma përmend djalin”, Stenaldo ka lëshuar deklaratën e rëndë:

“E ke përmendur vetë djalin, e ke futur në dhé këtu brenda me fjalët që ke thënë, mu hiq sysh!”

Ky sherr i ka lënë të habitur banorët e tjerë dhe ka tensionuar jashtë mase klimën në shtëpi, duke ngritur pikëpyetje të forta se deri ku mund të shkojë loja kur preket familja.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*