Ish-banori shumë i komentuar i “Big Brother VIP Kosova”, Lim Hoti, ishte i ftuari i mbrëmjes së djeshme në spektaklin e humorit “Portokalli”. Gjatë pjesëmarrjes së tij në skenë, artisti nuk u ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të aktorëve rreth jetës së tij personale dhe, në veçanti, raporteve që krijoi brenda shtëpisë së famshme.
Në qendër të vëmendjes ishin dy nga vajzat me të cilat ai pati afrimitet gjatë lojës: Dolce dhe Alba Pollozhani. I pyetur specifikisht se pse nuk funksionoi një lidhje romantike mes tij dhe Dolces, Limi e kaloi situatën me shumë sportivitet, duke dhënë një përgjigje me nota të theksuara humori.
Ai u shpreh se Dolce është pikërisht ashtu siç e ka emrin, një vajzë e ëmbël. Megjithatë, duke qeshur, artisti shtoi se “ëmbëlsia ndonjëherë kalon në diabet”, ndaj sipas tij, është më mirë që të mbajë një farë distance. Kjo batutë shkaktoi shumë të qeshura në sallë, duke treguar edhe një herë natyrën e tij karizmatike dhe të shkujdesur. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply