Ish konkurentja e ’Për’puthen’ ndan lajmin e ëmbël, së shpejti nënë për herë të parë

Ish-konkurrentja e njohur e programit “Përputhen”, Alvisa Qarri, ka ndarë me publikun një lajm mjaft të gëzueshëm, duke zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmin e bukur ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi emocionues në llogarinë e saj në Instagram, duke konfirmuar kështu se ajo dhe partneri i saj do të bëhen së shpejti prindër.

Për të ndarë këtë moment të veçantë, Alvisa ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale dhe të ëmbël. Në pamjet e publikuara, ajo dhe partneri i saj shfaqen të përqafuar në makinë, duke mbajtur në kokë kapele me mbishkrimet domethënëse “MOM” (Mami) dhe “DAD” (Babi). Për të vulosur këtë konfirmim, ata kanë treguar para kameras edhe imazhin e ekografisë së bebes në ekranin e një telefoni, të cilin Alvisa e ka shoqëruar me përshkrimin e shkurtër por plot kuptim: “Mom & Dad loading…”.

Ky lajm i bukur ka sjellë një lumë reagimesh pozitive në rrjetet sociale. Menjëherë pas publikimit, postimi u mbush me mijëra pëlqime dhe komente urimi nga ndjekësit, miqtë dhe personazhe të tjerë të njohur të ekranit, të cilët i kanë uruar çiftit një shtatzëni të mbarë dhe shumë lumturi në këtë rrugëtim të ri familjar. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*