Festa e 8 Marsit ka sjellë një atmosferë krejt tjetër në Big Brother VIP Albania, ku djemtë kanë zgjedhur të surprizojnë vajzat me dhurata për Ditën e Gruas.
Por, e gjithë vëmendja e publikut është përqendruar te Mateo dhe Brikena. Mateo u tregua tejet i kujdesshëm duke i dhuruar asaj pizhame komode dhe lule të bardha, të preferuarat e saj.
Megjithatë, ajo që i la të gjithë pa fjalë nuk ishin lulet, por një detaj specifik nga e kaluara. Mateo kishte zgjedhur t’i dhuronte asaj llojin e preferuar të çokollatave, një detaj të cilin ai e ka mbajtur në mendje për plot katër vite nga koha e njohjes jashtë, shumë përpara se jeta t’i bënte bashkë sërish në këtë reality show.
Ky gjest kaq personal ka ngjallur reagime të shumta dhe duket qartë se akujt mes tyre po shkrihen dita-ditës. Tani mbetet vetëm të shihet se çfarë do të ndodhë mes dyshes përgjatë periudhës së mbetur të lojës dhe nëse ky 8 Mars do të shënojë një fillim të ri për ta. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply